Page 72 - Demo
P. 72


                                    Libër për mësuesin/en70- Kë quajmë largesë ndërmjet pikave A dhe B?- Çfarë quajmë largesë të pikës A ndaj drejtëzës d?- Në fig. 2.64, cila pikë paraqet projeksionin e pikës A mbi drejtëzën d?- Përshkruani si u fitua ajo.Nxënësit vazhdojnë të lexojnë pjesën e dytë deri te ndalesa e dytë. Pyetjet për pjesën e dytë:- Si përcaktohet projeksioni i dy pikave të skajshme të një segmenti AB mbi drejtëzën d?- Në këtë rast cili është projeksioni i segmentit AB?- A ka mundësi që projeksioni i një segmenti mbi një drejtëz të jetë një pikë? Kur dhe si ndodh kjo?Pasi të kenë lexuar pjesën e tretë, mësuesi/ja bën pyetjet:- Nëse drejtëza a është paralele me drejtëzën b, atëherë në çfarë raporti janë pikat e njërës drejtëz ndaj pikave të drejtëzës tjetër?- Çfarë quajmë largesë midis dy drejtëzave paralele?- Përshkruani këtë raport me anë të figurës.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Tryeza e rrumbullakëtMësuesi/ja shpërndan në grupe fletën A4 me nga tri detyra të ndara në a, b, c... Fleta duhet të pasohet brenda grupit në mënyrë sistematike. Nxënësi i parë fillon detyrën 1a, dhe e përcjellë fletën te shoku në krahun e majtë për 1b e kështu me radhë. Ky vazhdon detyrën dhe e përcjellë fletën te tjetri. Kështu fleta do të qarkullojë në grup derisa të përfundojnë detyrat e dhëna.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna, saktësinë dhe pedanterinë në konstruktime. Vlerësohet edhe bashkëpunimi në grup dhe kontributi i secilit nxënës në detyrat e përbashkëta. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jepen sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76