Page 73 - Demo
P. 73
Matematika 771Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Këndet Rezultati i të nxënit të temës:Konstrukton simetralen e segmentit të dhënë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.2 Dëgjon në mënyrë aktive pyetjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temën e prezantuar të fushës së caktuar, duke u paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve.II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.6 Përdor programet softuerike të duhura për zgjidhjen e problemeve dhe kryerjen e detyrave/punimeve shkollore dhe joshkollore në fusha të ndryshme të dijes.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.4 Krijon shumëllojshmëri të paraqitjeve me vizatime apo me përdorimin e teknologjisë, të koncepteve matematike (numerike, gjeometrike, algjebrike, grafike).4.1 Lidh koncepte dhe modele të reja matematike me ato të përvetësuara më parë nga fusha e matematikës dhe fushat e tjera dhe kupton formimin e tyre.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Simetralja (përmesorja) e segmentitFjalët kyçe: simetrale, segment, pikë e mesit Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja:- përkufizon simetralen e segmentit duke e përshkruar e fjalë atë; - konstrukton simetralen e segmentit të dhënë me trekëndësh vizatimi dhe me kompas dhe vizore të shkallëzuar;- konstrukton simetralen e segmentit duke përdorur programin geogebra;- zbaton në situata jetësore simetralen e segmentit duke përcaktuar një pikë muri në raport me brinjën (segmentin) e dyshemesë së një dhome.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl.7, Fletore pune, veglat për gjeometri, fletë A4, laptop.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Jeta dhe puna Shembuj të ndërtimit të objekteve në ndërtimtariPërshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit të vizatojnë një segment [AB] = 4 cm. Me anë të vizores së shkallëzuar, gjeni mesin M të segmentit të dhënë. Vizatoni pastaj, me ndihmën e trekëndëshit të vizatimit, drejtëzën që kalon nga pika M dhe që është normale me drejtëzën AB. Emërtojeni drejtëzën me shkronjën p.

