Page 74 - Demo
P. 74


                                    Libër për mësuesin/en72Çfarë vini re? A mund të përshkruani veprimin? Ndërtimi i njohurive të reja: BashkëbisedimMësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë njësinë e re mësimore në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni dhe secilit grup i jep detyrën në një fletë A4 ku kërkohet të konstruktohet simetralja e segmentit të dhënë. Nxënësit diskutojnë në grup për pjesën që lexuan, konstruktojnë në fletoret e tyre simetralen e një segmenti të dhënë. Konstruktimin duhet ta bëjnë në dy mënyrat e dhëna në libër.a) Konstruktojnë simetralen e segmentit duke caktuar mesin e segmentit me trekëndëshin e vizatimit ose me anë të këndmatësit duke caktuar këndin 90° dhe tërheqin normalen në segment;b) Konstruktojnë simetralen e segmentit duke përdorur vizoren dhe kompasin dhe ndjekin udhëzimet e dhëna me hapat e vizatimit në libër.Nxënësit bashkëpunojnë në grup dhe konstruktojnë simetralen e segmentit të dhënë në detyrën e përcaktuar për grupin në fletën A4 që mësuesi/ja u dha në fillim.Do të diskutojnë me klasën edhe dy probleme të tjera që u zgjodhën me tërheqjen e simetrales së segmentit.1. Gjetjen e mesit të segmentit AB, që është pika e prerjes së segmentit me simestralen.2. Ndarjen e segmentit AB në dy pjesë të barabarta. 3. Çdo pikë e simetrales (përmesores) së segmentit është e baraslarguar nga skajet e segmentit.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupMësuesi/ja i cakton secilit grup njërën nga detyrat e dhëna të rubrikës Ushtroni duke zbatuar. Ata/ato do ta zgjidhin detyrën e caktuar në fletore duke konstruktuar dhe në programin Geogebra.Mësuesi/ja do të shkojë te secili grup dhe do të vëzhgojë zgjidhjet e detyrave për të bërë vlerësimin.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna, saktësinë dhe pedanterinë në konstruktime, aplikimin e përcaktimit të simetrales së segmentit në situatat jetësore. Detyrat dhe puna e pavarurMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Kërkon që dy detyra t’i punojnë me programin geogebra.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78