Page 78 - Demo
P. 78


                                    Libër për mësuesin/en76Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Matematika kl. 7.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, shkencat e natyrës. PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: punë e pavarur/vlerësim i shokut nga shoku.Udhëzohen nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet e dhëna për vlerësim.Ju jepet kohë e mjaftueshme për të punuar ushtrimet.Këmbehen fletat e zgjidhjes së ushtrimeve ndërmjet shokëve të bankës.Bashkëbisedohet rreth zgjidhjes së ushtrimeve.Nxënësit vlerësojnë njëri tjetrin për saktësinë e zgjidhjes së ushtrimeve.Vlerësimi i nxënësve: Vlerësohen nxënësit për saktësinë në konstruktimin e këndeve, në matjen e tyre, në përdorimin e saktë të këndmatësit, në kalimin e njësive të matjes së këndit nga një njësi në tjetrën, në konstruktimin e simestrales së këndit dhe segmentit, në mbledhjen dhe zbritjen e këndeve, në gjetjen e këndeve komplemtar dhe suplemtar, në gjetjen e këndeve që formohen kur drejtëzat paralele priten nga transversalja, në zgjidhjen e situatave problemore dhe argumentimin e veprimeve të kryera.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURMësuesi/ja udhëzon nxënësit për detyrat e shtëpisë të përsërisin njohuritë e kreut.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82