Page 79 - Demo
P. 79
Matematika 777Kreu 3Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:- dallon numrat e plotë (pozitivë dhe negativë); - paraqet numrat e plotë në drejtëzën numerike;- krahason numrat e plotë;- njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave të plotë;- zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;- përkufizon bashkësinë e numrave të plotë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes dhe shumëzimit;- modelon dhe zgjidh barazi dhe jo barazi duke përdor numra racionalë.3.1. Kuptimi i numrit te plotë. Mbledhja dhe zbritjaA. Kërkoni dhe zbuloniPika më e lartë e Tokës ku mund të shkelë këmba e njeriut është maja e malit Everest, 80840 metra. Pika më e ulët e tokës është në bregun e Detit të Vdekur, 393 metra thellësi. Cili është ndryshimi ndërmjet këtyre dy lartësive?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B. Vrojtoni dhe mësoniMbani mendNumrat natyrorë, numrat e kundërt të numrave natyrorë dhe numri zero quhen numra të plotë. Bashkësia e numrave të plotë shënohet me shkronjën Z. Z = {…, -3, -2, -1, 0, 1, 2, 3,…}Numrat e plotë m dhe – m quhen të kundërt të njëri-tjetrit. Numra të plotë pozitivë dhe shënohen: +1; +2; +3; +4;…, ose 1; 2; 3; 4; ...; numrat e plotë negativ shënohen: –1; –2 ; –3; –4; ….Në boshtin numerik, çdo numri të plotë i përgjigjet një pikë. Ndër dy numra të plotë çfarëdo, më të vogël do të konsiderojmë atë, që e ka pikën përgjegjëse të vendosur majtas pikës përgjegjëse të tjetrit. Kemi: –4 < –3 < –2 < –1 < 0 < 1 < 2 < 3 < 4. Mbani menda) Çdo numër i plotë negativ është më i vogël se zero. b) Çdo numër i plotë pozitiv (çdo numër natyror) është më i madh se zero. Numrat e plotë

