Page 80 - Demo
P. 80


                                    Libër për mësuesin/en78c) Çdo numër i plotë negativ është më i vogël se çdo numër i plotë pozitiv. d) Ndër dy numra negativë, më i vogël është ai që e ka pikën përgjegjëse më larg origjinës. e) Ndër dy numra negativë, më i vogël është ai që e ka të kundërtin më të madh. Mbani mend• Për të gjetur shumën e dy numrave të plotë negativë, mblidhen të kundërtit e tyre dhe para shumës së gjetur vendoset shenja (–). • Për të gjetur shumën e dy numrave të plotë me shenja të ndryshme (shumën e numrit natyror n me numrin e plotë negativ –m), veprojmë kështu: a) Gjejmë numrin natyror, që është i kundërti i numrit negativ (m). b) Gjejmë ndryshesën midis numrave natyrorë n, m (nga më i madhi heqim më të voglin). c) Rezultatit të gjetur i vëmë shenjë (+), kur n > m dhe i vëmë shenjën (–), kur n < m. Shembulli 1 a) (–5) + (–7) = –12, sepse të kundërtit janë 5; 7 dhe 5 + 7 = 12. b) (–12) + (+4). i kundërti i (–12) është 12 dhe 12 > 4. Gjejmë 12 – 4 = 8. Atëherë (–12) + 4 = –8. . Shuma e dy numrave të kundërt është 0: m + (–m) = 0 Mbledhja e numrave të plotë gëzon vetinë e ndërrimit dhe atë të shoqërimit. Për tre numra të plotë a, b, c kemi: a + b = b + a dhe (a + b) + c = a + (b + c). Mbani mendNdryshesë të numrit a me numrin b quajmë numrin e plotë, që po të mblidhet me b jep a. Kjo ndryshesë shënohet a – b. Për të zbritur nga një numër i plotë një tjetër, mjafton që të zbritshmit t’i mbledhim të kundërtin e zbritësit. Me anë të shkronjave ky rregull shkruhet kështu: a – b = a + (–b) Shembulli 2 a) (–15) – 20 = (–15) + (–20) = –35 (pse?) b) 13 – (–17) = 13 + (+17) = 30 (pse?) Mbani mendNë bashkësinë e numrave të plotë, veprimi i zbritjes mund të kryhet gjithmonë.C. Ushtrohuni duke zbatuar1. Paraqitni në boshtin numerik numrat –2; 0; 2.  2. Krahasoni: –3 me 2; -4 me 0; –5 me –7.  3. Gjeni shumat: a) (–7) + (–8); b) (+13) + (–10); c) (+5) + (–5). 
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84