Page 81 - Demo
P. 81
Matematika 7794. Gjeni ndryshimin: a) (+17) – (+13); b) (+17) – (–13); c) (–17) – 13; d) (–17) – (–17). Shenja 15. Në temperaturën -183°C oksigjeni kthehet në gjendje të lëngët. Nëse temperatura ulet edhe me 31°C, atëherë oksigjeni ngrin. Cila është temperatura e ngrirjes së oksigjenit?USHTRIME1. Shkruani: a) Në radhitjen rritëse numrat: –5; 7; –10; 0; 4; –8. b) Në radhitjen zbritëse numrat: 6; –3; –4; 0; 2; –1. 2. Vendosni numrin e mëposhtëm midis dy numrave të plotë më të afërt, duke përdorur shenjën e mosbarazimit të dyfishtë: a) 6; b) 0; c) –4. 3. Zgjidhni ekuacionin, në bashkësinë Z të numrave të plotë. a) 5 + x = 7; b) (–4) + x = (–6); c) x + (–3) = –8; d) x + (–3) = 44. Krahasoni shumat, duke vënë ndërmjet tyre shenjën < ose > ose =. a) (–5) + (–4) ... (–8) + (–1); b) (–6) + (+4) ... (+6) + (–5); c) (–7) + (–4) ... (+12) + (–2). 5. Në një stacion meteorologjik në Arktikë, u regjistrua temperatura -23°C. Dy orë më vonë temperatura ra me 8°C. a) Gjeni se sa u bë temperatura.b) Katër orë të leximit të parë të temperaturës, ajo u bë -41C. Me sa gradë kishte rënë temperatura pas katër orësh.6. Temperatura e ngurtësimit të amoniakut është -78°C. Gjeni:a) Temperaturën e ngurtësimit të merkurit, nëse ajo është 39°C më e lartë.b) Temperaturën e ngurtësimit të alkoolit, nëse ajo është 21°C më e lartë se temperatura e ngurtësimit të amoniakut.3.2. Shumëzimi i numrave të plotëA. Kërkoni dhe zbuloniDitën e hënë temperatura më e ulët ishte –3°C. Në secilën nga ditët në vazhdim, ajo u zvogëlua 2 herë. Sa °C ishte temperatura më e ulët të enjten?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B. Vrojtoni dhe mësoni

