Page 84 - Demo
P. 84


                                    Libër për mësuesin/en82a) (–1 – 2 – 3 – 4 – 5 – 6 – 7 ) · (–31); b) (1 + 2 + 3 + 4 + 5 + 6) · (-1 – 2 – 3 – 4 – 5 – 6); c) (1 – 2 + 3 – 4 + 5 – 6 + 7 – 8) · (–1 – 2 – 3 – 4 – 5). 3.3. Pjesëtimi i numrave të plotëA. Kërkoni dhe zbuloniNjë zhytës ishte në thellësinë –80 m. Ai filloi të ngrihej, duke e zvogëluar thellësinë dy herë për çdo minutë. Në çfarë niveli thellësie do të jetë pas 3 minutash?Argumentoni. B. Vrojtoni dhe mësoniMbani mendNumri i plotë h quhet herës i pjesëtimit të numrit të plotë a me numrin e plotë b ((b ≠ 0) , nëse b · h = a. Në këtë rast shkruajmë a : b = h. P.sh 3 · 4 = 12, prandaj 12 : 3 = 4; (–3) · (–4) = 12, prandaj 12 : (–3) = –4; (–3) · 4 = –12, prandaj (–12) : (–3) = 4; 3 · (–4) = –12, prandaj (–12) : 3 = –4. Mbani mendHerësi i pjesëtimit të dy numrave të plotë me të njëjtën shenjë është numër pozitiv. Herësi i pjesëtimit të dy numrave të plotë me shenja të ndryshme është numër negativ. Meqenëse 0 · (-7) = 0, kemi 0 : (-7) = 0. Në përgjithësi 0 : a = 0 (a ≠ 0). Nga pjesëtimi i zeros me një numër të plotë (≠ 0) merret si herës zero. Meqenëse 1 · 5 = 5, kemi 5 : 1 = 5. Në përgjithësi a : 1 = a. Meqenëse (–1) · 7 = –7, kemi (–7) : (–1) = 7. Në përgjithësi a : (–1) = –a. Shembulli 1 Të zgjidhet ekuacioni (–3) · x = –21. 
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88