Page 85 - Demo
P. 85


                                    Matematika 783Zgjidhje Sipas kuptimit të herësit, x është herësi i pjesëtimit të (–21) me (–3), d.m.th. x = (–21) : (–3). Pra, x = 7. Shembulli 2 Të zgjidhet ekuacioni x : (–4) = –43. Zgjidhje Sipas kuptimit të pjesëtimit, x është prodhimi i faktorëve (–4) dhe (–43). Pra x = (–4) · (–43), d.m.th. x = 172. Shembulli 3 Të zgjidhet ekuacioni 30 : x = –6. Zgjidhje Sipas kuptimit të pjesëtimit, 30 është prodhimi i faktorëve x dhe (–6). Pra (–6) · x = 30, që nga x = 30 : (–6), d.m.th. x = –5. C. Ushtrohuni duke zbatuar1. Cili nga barazimet e mëposhtme është i vërtetë: a) 20 : 4 = 5; b) 20 : (–4) = 5; c) (–20) : 4 = –5; d) (–20) : (–4) = –5? 2. Kryeni pjesëtimet: a) 15 : 3; b) 15 : (–3); c) (–15) : 3; d) (–15) : (–3). 3. Zgjidhni ekuacionin: a) (–7) · x = –42; b) x : (–2) = 12; c) (–20) : x = –10; d) (–420) : x = 21.4. Tregoni barazimin që nuk është i vërtetë. a) (–n) : 1 = –n; b) (–n) : (–1) = n; c) n : (–1) = n; d) (–n) : (–1) = –nShenja 15. Mira, që jeton në Toronto, i thotë në telefon shoqes së saj Zanës, që jeton në Gjakovë, se termometri shënon –280C. Zana i thotë se në Gjakovë bën dy herë më pak ftohtë se në Toronto. Sa është temperatura në Gjakovë?USHTRIME1. Kontrolloni saktësinë e barazimit të mëposhtëm nëpërmjet shumëzimit. a) (– 21) : 3 = – 7; b) 90 : (– 9) = – 10; c) (– 32) : (– 8) = 4; d) 0 : (– 10) = 0. 2. Kryeni pjesëtimin. 
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89