Page 87 - Demo
P. 87
Matematika 785II. Nëse në një shprehje numerike me numra të plotë figurojnë katër veprimet aritmetike dhe kllapa të tipeve të ndryshme, atëherë kryhen në fillim veprimet brenda kllapave, sipas radhës së përparësisë (rrumbullake, katrore, gjarpërushe); më pas kryhen veprimet e shumëzimit dhe pjesëtimit; pastaj veprimet e mbledhjes dhe zbritjes, sipas radhës që janë shkruar. Shembulli 2 (–2) · {14 – 2 · [10 + 8 : (–2 + 6) · (–3)]} = (kryejmë mbledhjen brenda kllapës rrethore)= (–2) · {14 – 2 · [10 + 8 : (4) · (–3)]} = (kryejmë veprimin e pjesëtimit)= (–2) · {14 – 2 · [10 + 2 · (–3)]} = (kryejmë veprimin e shumëzimit)= (–2) · {14 – 2 · [10 + (–6)]} = (kryejmë veprimin e mbledhjes)= (–2) · [14 – 2 · 4] = (kryejmë veprimin e shumëzimit)= (–2) · (14 – 8) = (–2) · 6 = –12. C. Ushtrohuni duke zbatuar 1. Njehsoni 25 + 2 · (–5) – 24 : (–12) – 4 · (–2) · (–3). 2. Gjeni vlerën e shprehjes numerike. a) 7 + (–15) : (7 – 4) + (–3) · (4 – 6); b) –3 · {21 – 2 · [4 – (–8) : (–4)]}. 3. Në njehsimin e vlerës së shprehjes numerike të mëposhtme është bërë një gabim. Rregullojeni atë, që barazimi të jetë i vërtetë. a) –7 + (–24) : (–8) = 10; b) 63 : (–3) – 15 : (–5) = 16. Shenja 1Në autobus kishte 30 udhëtarë. Në stacionin e parë, hipën 11 udhëtarë dhe zbritën 6. Në stacionin e dytë hipën 5 udhëtarë dhe zbritën 10. Në stacionin e tretë hipën dyfishin e numrit të udhëtarëve që hipën në stacionin e dytë dhe zbritën sa gjysma e tyre. Sa udhëtarë arritën në stacionin e katër? Shkruani një shprehje për zgjidhjen e problemit.USHTRIME1. Në radhën e veprimeve të shprehjes 15 – 2 · 4 + 2, Zana bëri një gabim.15 – 2 · 4 + 2 = = 15 – 8 + 2 == 15 – 10 == 5Gjeni ku gaboi Zana.

