Page 91 - Demo
P. 91
Matematika 789Formimi i barazisë dhe jo barazisë duke përdor numra të plotë;11. Shuma e dy numrave është –18. Cilët mund të jenë këta numra. Gjeni sa më shumë përgjigje që të mundeni. Krahasojini përgjigjet me ato të shokut/shoqes tuaj. Kush ka gjetur më shumë përgjigje.Zgjidhjen e situatave problemore duke përdorur kuptimin e numrit të plotë.12. Në Prizren, u regjistruan temperatura më e ulët e çdo dite për një periudhë javore:e hënë e martë e mërkurë e enjte e premte e shtunë e diel–5C –7C –2C 0C 2C –1C –3Ca) Me sa gradë u ul temperatura nga e hëna në të martën?b) Me sa gradë ndryshoi temperatura nga e mërkura në të shtunën?c) Cila është ndryshesa e temperaturës së ditës më të ftohtë me atë të ditës më të ngrohtë?13. Mërkuri i lëngshëm ngrin në temperaturën –39°C dhe vlon në temperaturën 357°C. Cila është ndryshesa e temperaturës ndërmjet dy gjendjeve?3.6. VLERËSIM Koha 45 minuta1. Duke përdorur numrat pozitivë ose negativë shprehni dy pohimet e mëposhtme:a) Lartësia e malit të Dajtit është 1612 m;b) Thellësia më e madhe e detit Adriatik është 1800 m. (2 pikë)2. Pa ndërtuar boshtin numerik, tregoni cila nga pikat ndodhet më djathtas:a) -5 apo -7;b) -3 apo 3. (2 pikë)3. Një aeroplan fluturon në lartësinë 7500 metra mbi nivelin e detit. Një nëndetëse ndodhet në vijë të drejtë poshtë aeroplanit në thellësinë 60 metra. Sa metra larg nëndetëses është aeroplani? (2 pikë) 4. Krahasoni numrat a) –9 dhe –13; b) –8 dhe 0; c) 1 dhe –100. (3 pikë)

