Page 93 - Demo
P. 93
Matematika 791Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Numrat e plotë Rezultati i të nxënit të temësDallon numrat e plotë (pozitivë dhe negativë).Njehson shumën dhe ndryshimin e numrave të plotë dhe racionalë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.6 Shpjegon qartë dhe saktë, me gojë ose me shkrim, kuptimin e termave (fjalëve, koncepteve) të reja, duke përdorur gjuhën dhe fjalorin adekuat dhe të saktë.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.5 Përdor kundërshembullin në rastet e mundshme.4.1 Lidh koncepte dhe modele të reja matematike me ato të përvetësuara më parë nga fusha e matematikës dhe fushat e tjera dhe kupton formimin e tyre.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Kuptimi i numrit te plotë. Mbledhja dhe zbritjaFjalët kyçe: numër i plotë, numër pozitiv, numër negativ, mbledhje, zbritjeRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - përkufizon bashkësinë e numrave të plotë duke thënë rregullën dhe shkruar si bashkësi;- dallon numrat e kundërt duke i përmend disa prej tyre;- cakton vendndodhjen e numrave të plotë në drejtëzën numerike;- krahason numrat e plotë duke u bazuar në vendndodhjen e tyre në drejtëz numerike;- zbaton mbledhjen dhe zbritjen e numrave të plotë në shembujt e dhënë dhe në raste nga jeta reale. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuhët dhe komunikimi, Shkencat e natyrës Përdorimi i numrave të plotë në përditshmëri si p.sh., temperaturat, puna me para etj.Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në dysheMësuesi/ja fton nxënësit të punojnë në dyshe për t’ju përgjigjur detyrës së dhënë të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.

