Page 94 - Demo
P. 94


                                    Libër për mësuesin/en92“Pika më e lartë e Tokës ku mund të shkelë këmba e njeriut është maja e malit Everest, 80840 metra. Pika më e ulët e tokës është në bregun e Detit të Vdekur, 393 metra thellësi. Cili është ndryshimi ndërmjet këtyre dy gjatësive?”Mësuesi/ja merr disa përgjigje nga nxënësit duke i prezantuar në tabelë.Ndërtimi i njohurive të reja: DRTA Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni pjesën e parë të mësimit deri te ndalesa e parë e përcaktuar nga ai/ajo. Pas leximit të pjesës së parë, ai/ajo bën pyetjet:- Cilët numra përkufizojnë bashkësinë e numrave të plotë?- Si shkruhet simbolikisht kjo bashkësi?- Cilët numra quhen numra të kundërt? Jepni disa shembuj.Pas leximit të pjesës së dytë bëhen pyetjet:- A mund t’i vendosim të gjithë numrat e plotë në drejtëzën numerike?- Përshkruani vendosjen e numrave të plotë në drejtëzën numerike.- Në cilën anë janë më të mëdhenj numrat e plotë në drejtëzën numerike? - Argumentoni përgjigjen duke vizatuar drejtëzën numerike dhe vendosni numrat e plotë në të.Pyetjet për pjesën e tretë:- Cilët numra të plotë janë më të vegjël se zero? Po më të mëdhenj?- Nëse kemi parasysh drejtëzën numerike dhe origjinën e saj zero, atëherë ndër dy numra të plotë negativ, cili është më i madh?- Nëse bazoheni në numrat e kundërt, cili numër negativ është më i vogël, p.sh. -5 dhe -35?Pyetjet për pjesën e katërt:- Si duhet vepruar për të mbledh dy numra të plotë negativë?- Përshkruani hapat e veprimeve për të mbledhur dy numra të plotë me shenja të ndryshme.- Si duhet vepruar për të gjetur ndryshesën e dy numrave të plotë?Paralelisht me përgjigjet e dhëna, nxënësit japin edhe nga një shembull për të plotësuar përgjigjen. Në rast të ndonjë paqartësie, mësuesi/ja jep sqarimet e duhura.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Mësuesi/ja udhëzon nxënësit në grupe të punojnë detyrat e dhëna në rubrikën Ushtrime. Detyrat zgjidhen edhe në tabelë nga një nxënës nga secili grup.Vlerësimi i nxënësve:Duke përdorur teknikën e vlerësimit me ngjyrat e semaforit, nxënësit vlerësohen gjatë të gjitha ndale,save në pjesën e ndërtimit të njohurive. Në pjesën ku nxënësit zgjidhin detyrat në tabelë,Mësuesi/ja vlerëson individualisht secilin.Detyrat dhe puna e pavarurUdhëzohen nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98