Page 95 - Demo
P. 95
Matematika 793Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat e plotë Rezultati i të nxënit të temësNjehson prodhimin e numrave të plotë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.6 Interpreton rregullat e zhvillimit të një procesi natyror apo shoqëror, duke e ilustruar atë me shembuj konkretë, si: ilustrim, skicë ose me shkrim.III.3 Zbaton në mënyrë të pavarur udhëzimet e dhëna në libër ose në një burim tjetër për të nxënë një temë, veprim, aktivitet ose detyrë që i kërkohet.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.5 Përdor kundërshembullin në rastet e mundeshe.5.1 Identifikon rregullat themelore për njehsimet me numra; kupton përdorimin e ndryshoreve për zgjidhjen e problemeve nga matematika dhe nga jeta e përditshme.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Shumëzimi i numrave të plotëFjalët kyçe: numër i plotë, numër pozitiv, numër negativ, shumëzim, prodhimRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - shumëzon dy e më shumë numra të plotë duke zbatuar rregullat për shumëzimin e tyre;- krahason prodhimet e fituara pasi të shumëzojë dy e më shumë numra të plotë;- argumenton përmes shembujve vlefshmërinë e vetive (ndërrimit të vendeve, shoqërimit dhe shpërndarjes) për shumëzimin e numrave të plotë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuhët dhe komunikimiPërdorimi i numrave të plotë në përditshmëri si p.sh., temperaturat, puna me para etj. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në dyshe Mësuesi/ja fton nxënësit të punojnë në dyshe për t’ju përgjigjur detyrës së dhënë të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.Ditën e hënë temperatura më e ulët ishte –3°C. Në secilën nga ditët në vazhdim ajo u zvogëlua 2 herë. Sa °C ishte temperatura më e ulët të enjten?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.Mësuesi/ja merr disa përgjigje nga nxënësit duke i shkruar zgjidhjet në tabelë.

