Page 96 - Demo
P. 96
Libër për mësuesin/en94Ndërtimi i njohurive të reja: INSERT Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni dhe të shenjëzojnë informacionet që marrin me anë të simboleve: √ - “informacion që e di”; + - “informacion që e mësova”;?- “informacion që nuk e kuptoj”.Pasi të përfundojnë leximin, ata do të plotësojnë tabelën e INSERT-it. √ + ?5 · 3 = 5 + 5 + 5 = 15(–5) + (–5) + (–5) = –15(–5) · 3 = –15...5 · 3 = 15 dhe (–5) · (–3) = 15; 3 · (–5) = –15 dhe 5 · (–3) = –15 V e ndërrimit të vendeveV e shoqërimit V e shpërndarjes..m · 0 = 0 ; m ϵ Zm · 1 = m. m ϵ Zm · (–1) = –m. m ϵ Z...Tabelën e INSERT-it do ta plotësojë edhe mësuesi/ja në tabelë dhe bashkë me nxënësit do të komentojë informacionet e shkruara nga ata dhe do të jap sqarime për kolonën ?.Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë në grupe Mësuesi/ja udhëzon nxënësit në grupe të punojnë së paku tri detyra të dhëna në rubrikën Ushtrime. Detyrat zgjidhen edhe në tabelë nga një nxënës nga secili grup.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna duke plotësuar tabelën e INSERT-it dhe për pjesën ku nxënësit zgjidhin detyrat në tabelë, Mësuesi/ja vlerëson individualisht secilin.Detyrat dhe puna e pavarurUdhëzohen nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

