Page 97 - Demo
P. 97
Matematika 795Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: III Klasa: VII (shtatë)Tema: Numrat e plotë Rezultati i të nxënit të temësNjehson herësin e numrave të plotëRezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): II.5 Përzgjedh dhe demonstron ecuri/strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi (matematik, gjuhësor, shkencor, artistik a shoqëror) duke dëshmuar arritjen e përfundimit, gjegjësisht rezultatin e njëjtë.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 2.5 Përdor kundërshembullin në rastet e mundshme.3.2 Përkthen nga gjuha natyrore në atë të matematikës dhe anasjelltas.4.2 Përdor varësitë ndërmjet koncepteve matematike mbi njëri-tjetrin, për të formuar një të tërë.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Pjesëtimi i numrave të plotëFjalët kyçe: numër i plotë, numër pozitiv, numër negativ, pjesëtim, herësRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - pjesëton dy e më shumë numra të plotë duke zbatuar rregullat për shumëzimin e tyre;- kontrollon saktësinë e barazimeve me pjesëtim, nëpërmjet shumëzimit;- argumenton përmes shembujve nga jeta reale rëndësinë e pjesëtimit të numrave të plotë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi Përdorimi i numrave të plotë në përditshmëri si p.sh., temperaturat, puna me para etj. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në dysheMësuesi/ja fton nxënësit të punojnë në dyshe për t’ju përgjigjur detyrës së dhënë të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.Një zhytës ishte në thellësinë –80 m. Ai filloi të ngrihej, duke e zvogëluar thellësinë dy herë për çdo minutë. Në çfarë niveli thellësie do të jetë pas 3 minutash?Argumentoni. Mësuesi/ja merr disa përgjigje nga nxënësit duke i shkruar zgjidhjet në tabelë. Saktësisë së përgjigjes së dhënë do t’i kthehen pasi të ndërtojnë njohuritë e reja.

