Page 98 - Demo
P. 98


                                    Libër për mësuesin/en96Ndërtimi i njohurive të reja: Bashkëbisedim Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të lexojnë në rubrikën Vrojtoni dhe mësoni. Ata të ndarë në dyshe do të diskutojnë rregullat e pjesëtimit të dy numrave të plotë. Njëri nga ata do t’i bëjë pyetje shokut/shoqes për herësin që fitohet kur pjesëtohen dy numra të plotë me shenja të njëjta. Nxënësi tjetër du,het t’i shtrojë pyetje në lidhje me herësin që fitohet me pjesëtimin e dy numrave të plotë me shenja të ndryshme.Për të ilustruar përgjigjet që japin, marrin shembujt: 3 · 4 = 12, prandaj 12 : 3 = 4; (–3) · (–4) = 12, prandaj 12 : (–3) = –4;  (–3) · 4 = –12, prandaj (–12) : (–3) = 4;  3 · (–4) = –12, prandaj (–12) : 3 = –4. Do të zgjerojnë njohuritë në lidhje me pjesëtimin e numrave të plotë duke diskutuar në grup rastet e veçanta të këtij veprimi. P.sh.0 : a = 0 (a ≠ 0)  a : 1 = a a : (–1) = –a ku a ∈ ZBashkë me mësuesin/en do të zgjidhin në tabelë detyrën: “Mira, që jeton në Toronto, i thotë në telefon shoqes së saj Zanës, që jeton në Gjakovë, se termometri shënon –280C. Zana i thotë se në Gjakovë bën dy herë më pak ftohtë se në Toronto. Sa është temperatura në Gjakovë?”Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritur: Punë në grupe Mësuesi/ja udhëzon nxënësit në grupe të punojnë detyra të dhëna në rubrikën Ushtrime. Detyrat zgjidhen edhe në tabelë nga një nxënës nga secili grup.Vlerësimi i nxënësve:Vlerësohen nxënësit për saktësinë në përgjigjet e dhëna për rregullat e pjesëtimit të numrave të plotë dhe në pjesën ku nxënësit zgjidhin detyrat. Mësuesi/ja vlerëson individualisht secilin bazuar në instrumentet e listës së kontrollit.Detyrat dhe puna e pavarurUdhëzohen nxënësit për detyrat e shtëpisë në Fletoren e punës dhe u jep sqarime për to.Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102