Page 99 - Demo
P. 99
Matematika 797Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimoreFusha kurrikulare: MatematikëLënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VII (shtatë)Tema: Numrat e plotë Rezultati i të nxënit të temësNjehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave të plotë. Zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): III.2 Shfrytëzon të dhënat për të demonstruar të kuptuarit e koncepteve numerike, grafike, simboleve, formulave në shkenca natyrore dhe shoqërore, në matematikë ose arte duke i sqaruar në forma të ndryshme të të shprehurit.III.5 Ndërlidh temën e dhënë, që është duke e mësuar, me njohuritë dhe përvojat paraprake që tashmë i ka, duke i paraqitur ato në forma të ndryshme të të shprehurit (kolona, tabela, grafikë) sipas një radhitjeje logjike.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Përdor koncepte, simbole dhe fakte për zgjidhjen problemore që lidhen me numra realë.3.2 Përkthen nga gjuha natyrore në atë të matematikës dhe anasjelltas.8.2 Përdor makinën llogaritëse ose pajisjet e tjera teknologjike për verifikimin e saktësisë së zgjidhjeve matematikore.Aspektet specifike të planit të orës mësimoreNjësia mësimore: Shprehje numerike me 4 veprime me numra të plotëFjalët kyçe: numër i plotë, shprehje numerike, veprime aritmetikeRezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - përcakton radhën e veprimeve aritmetikore në shprehjet numerike pa kllapa dhe me kllapa; - argumenton formën e zgjidhjes së problemave duke sqaruar hapat e ndjekur për zgjidhje; - gjykon zgjidhjen që ndryshon nga llogaritja me makinën llogaritëse dhe me mendje për të njëjtën detyrë. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Matematika kl. 7, Fletore pune, makinë llogaritëse Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Fusha: Gjuhët dhe komunikimi, Shoqëria dhe mjedisi Përdorimi i numrave të plotë në përditshmëri si p.sh., temperaturat, puna me para etj. Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Punë në dysheMësuesi/ja fton nxënësit të punojnë në dyshe për t’ju përgjigjur detyrës së dhënë të rubrikës “Kërkoni dhe zbuloni”.

