Page 101 - Demo
P. 101
Teknologji me TIK 799Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,2 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6, III.1,2,3,5,6,7, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara. 9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 5.1 StrukturatFjalët kyçe: strukturë, strukturë natyrore, forcë.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - dallon llojet e strukturave natyrore dhe artificiale. Kriteret e suksesit:1. tregon llojet e strukturave që gjenden në natyrë; 2. identifikon strukturat e ndërtuara nga njeriu.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITËE PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE:Situata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon llojet e ndryshme të strukturave si dhe funksionimin e tyre ne jetën tonë. Hapi I – DiskutimMësuesi/ja shpjegon mësimin nga projektori përmes internetit i paraqes disa struktura natyrore dhe artificiale, ku paraqesim që secila strukturë ka rolin e saj të veçantë për të mbajtur trupin, ku i demonstrojmë me disa shembuj në botë, si: ndërtesa ura, kapela guacë mure apo diga uji etj.Hapi II – Rrjeti i diskutimitNxënësit arrijnë të emërtojnë strukturat e ndryshme. Gjithashtu, ata diskutojnë dallimin që ekziston ndërmjet strukturës natyrore dhe artificiale.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

