Page 103 - Demo
P. 103


                                    Teknologji me TIK 7101Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,2 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6, VI.6. Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara. 9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 5.2 Funksioni i strukturaveFjalët kyçe: strukturë skeletore, guaskë, strukturë solide, strukturë e kombinuar.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - analizojnë cilësitë e strukturave skeletore, guaskë, kornizë. Kriteret e suksesit:1. tregon funksionin e strukturave natyrore dhe artificiale;2. analizon dhe vlerëson forcën e strukturave natyrore dhe artificiale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë orë mësimore, mësuesi/ja u drejtohet nxënësve si më poshtë:Diskuton mësimin me nxënësit, duke demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nga projektori përmes internetit i paraqes disa struktura natyrore dhe artificiale.Diskutoni rreth shkaqeve se pse disa ndërtesa nuk u rezistojnë tërmeteve të forta.Hapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton terminologjinë me nxënësit dhe shpjegon ndërtimin dhe funksionin e llojeve te strukturave, si dhe diskuton dallimet mes strukturave natyrore dhe artificiale .Hapi II – Rrjeti i diskutimitMësuesi shpjegon ndërtimin dhe funksionimin e strukturës kornizë, si dhe demonstron nëpërmjet materialeve që ka.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107