Page 105 - Demo
P. 105
Teknologji me TIK 7103Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,2 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6,VI.6Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Zbaton aktivitete individuale dhe në grup në mjedis shkollor dhe në komunitet.1.2 Kryen aktivitete konkrete praktike sipas planifikimit të parashtruar.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 5.3 Forcat dhe materialetFjalët kyçe: forca tërheqëse, forca e shtypjes, forca e përdredhjes, forca e përkuljes.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - paraqet me aktivitete forcat dhe materialet gjatë përdorimit.Kriteret e suksesit:1.dallon forcat e ndryshme të materialeve në jetën e përditshme;2.njeh forcat e përdorimit në materiale të ndryshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitMësuesi/ja, nëpërmjet metodës Brainstorming të paraqitur në tabelë, pyet nxënësit se çfarë u vjen në mendje kur ai/ajo thotë: forca tërheqëse dhe forca e shtypjes.Hapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton shumë llojet e forcave që ekzistojnë ndaj materialeve te ndryshme.Gjithashtu, ai/ajo diskuton me nxënësit nga se dallojnë p.sh.: forca ne përkuljes dhe forca në përdredhëse që ndodhë me materialet e ndryshme. Hapi II – Rrjeti i diskutimitMësuesi/ja kërkon nga secili grup të diferencojnë forcat e materialeve sipas funksioneve që ato kanë por edhe sipas mënyrën së ndërtimit të tyre.Hapi III – KrahasimiNxënësit krahasojnë gjetjet, si dhe bazohen në mësimin e ri për të argumentuar përgjigjet e tyre.Gjithashtu, ata mund të diskutojnë cilat janë forcat mbi materialet që e rritin qëndrueshmërinë.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

