Page 107 - Demo
P. 107
Teknologji me TIK 7105Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,2,8 II.4,6,8 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6 VI.6Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara. 9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 5.4 Pajisjet elektrike dhe elektronikeFjalët kyçe: elektronika, pajisje elektrike, pajisje elektronike.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - shpjegon rëndësinë e pajisjeve elektrike dhe elektronike që përdoren në jetën e përditshme dhe ndikimin e tyre në shoqëri.Kriteret e suksesit:1.dallon pajisjet elektrike dhe elektronike që ka në shtëpi;2.tregon se ku gjejnë zbatim pajisjet elektronike në jetën e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREVeprimet në situatëHapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton shumëllojshmërinë e pajisjeve elektrike dhe elektronike që përdorim për të realizuar punë të ndryshme në shtëpi.Gjithashtu, ai/ajo diskuton me nxënësit se si pajisjet shtëpiake na kanë lehtësuar punët në shtëpi, duke përmirësuar në këtë mënyrë cilësinë e jetës sonë.Hapi II – Rrjeti i diskutimitMësuesi/ja kërkon nga secili grup të diferencojnë pajisjet elektrike që na ndihmojnë për të ngrohur pastruar dhe pajisjet që ndihmojnë për një jetesë më të mirë për ne. Për shembull:Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe: njëri grup shpjegon rëndësinë e përdorimit të pajisjeve elektrike dhe grupi tjetër pajisjet elektronike.Hapi III – Klubi i DebatitNxënësit krahasojnë funksionet e secilës pajisje dhe shpjegojnë rëndësinë e tyre në jetën e përditshme. Po ashtu, të tregojë për përdorimin pajisjeve elektronike.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

