Page 113 - Demo
P. 113


                                    Teknologji me TIK 7111Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,2,3 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6 VI.6 III.1,2,3,5,6,7, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara. 9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Aktivitet praktikFjalët kyçe: makina të thjeshta, leva, rrotulla, rrafshi i pjerrët.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - krijon levën, makina të thjeshta nëpërmjet materialeve që gjenden në klasë.Kriteret e suksesit:1. përdor mjete të thjeshta si gërshëra dara dhe mjete tjera për të demonstruar se si funksionon leva;2. punon në mënyrë të pavarur leva në klasë. Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon disa shembuj të makinave të thjeshta.Hapi I – DiskutimMësuesi/ja i ndan ne grupe nxënësit ku paraqesin një figure të çfarëdoshme në letrat flipchart, (krye,sisht që lidhet me temën përkatëse) dhe në të shkruajnë për ato që kanë mësuar në orën e kaluar dhe ato që dinë për makinat e thjeshta.Hapi II – Leximi i mësimitNxënësit analizojnë secilës formë të levës përpiquni të krijoni një model të levës me materiale që gjenden ne klasë si gërshërë, dara etj. të cilat iu shpërndan nxënësve të secilit grup ata ndërtojnë një leve ose një punim sipas dëshirës, dhe me këtë rast e vërtetojnë se si funksionon makinat e thjeshta.Hapi III – Provo vetenNxënësit prezantojnë punimet e grupeve, do të bëhet edhe vlerësimi i punimeve në bazë të kritereve të sipërpërmendura dhe në këtë mënyrë do të identifikojmë se cilat grupe i kanë plotësuar kriteret e suksesit.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117