Page 115 - Demo
P. 115


                                    Teknologji me TIK 7113Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,2,3 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6 VI.6 III.1,2,3,5,6,7, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.2 Përdor veglat, mjetet dhe materialet adekuate për të punuar produkte, modele të thjeshta, bazuar në skica dhe udhëzime.4.1 Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 5.6 Rrotulla (makaraja)Fjalët kyçe: transmetuesit, makina, mekanizmat, lëvizje.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - nxënësit klasifikon llojet e rrotullave sipas përdorimit dhe funksionit.Kriteret e suksesit:1. njeh llojet e makinave prej rrotës dhe vlerëson funksionin e tyre; 2. dallon llojet e makinave si çikriku rrotullat dhe tregon përdorimet e tyre në jetën e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ua demonstruar në fotografi një pus uji, i cili kohë më parë ka shërbyer për mbushjen e ujit kur në banesa nuk kishte sistem ujësjellësi. Shikoni më vëmendje dhe mundohuni të shpjegoni si funksionon ai.Hapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritënëpërmjet fotove që mësuesi/ja ka siguruar nga interneti.Hapi II – Rrjeti i diskutimitNxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin, duke kujtuar edhe njohuritë e mësimit të mëparshëmqë nga dallojnë rrota e lëvizshme dhe rrota e pa palëvizshme. Cili është funksioni içikriku? Ku përdoren, rrotulla e kombinuar?Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119