Page 117 - Demo
P. 117
Teknologji me TIK 7115Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,2,3 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6 VI.6 III.1,2,3,5,6,7, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): .2 Kryen aktivitete konkrete praktike sipas planifikimit të parashtruar.2.1 Kupton drejt dhe zbaton udhëzimet e shkruara dhe pasqyrimet pamore për aktivitete të ndryshme praktike.3.2 Përdor veglat, mjetet dhe materialet adekuate për të punuar produkte, modele të thjeshta, bazuar në skica dhe udhëzime.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Rrafshi i pjerrëtFjalët kyçe: makina të thjeshta, rrafshit te pjerrët pykën dhe vidhen.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: - përshkruan funksionimin e rrafshit te pjerrët pykën dhe vidhen.Kriteret e suksesit:1. njeh llojet e makinave të thjeshta rrafshit të pjerrët pykën dhe vidhen dhe vlerëson funksionin e tyre;2. jepni shembuj të zbatimit të vidhës rrafshit te pjerrët, pykës në jetën e përditshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ua demonstron me foto dhe i pyet a mund të thoni përse shërbejnë objektet në foto?Veprimet në situatëHapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nëpërmjet projektorit. Si dhe duke u dhënë informacione se si përdoren rrafshi i pjerrët, pyka, vidha.Hapi IINë fund të aktivitetit, nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin, dallojnë llojet e rrafshit te pjerrët. Gjithashtu, ata diskutojnë ku mund të përdoret rrafshi i pjerrët ,vidha, pyka në jetën e përditshme.Hapi IIISecili nga nxënësit shkruan në fletoren e tij/saj, një paragraf të vogël se çfarë mësuan falë kësaj detyre. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

