Page 119 - Demo
P. 119
Teknologji me TIK 7117Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,2,3 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6 VI.6 III.1,2,3,5,6,7, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.2 Kryen aktivitete konkrete praktike sipas planifikimit të parashtruar.9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 5.7 Transmetuesit mekanikëFjalët kyçe: transmetues me rripa, transmetuesit me friksion.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- ndërton transmetues me rrip, dhëmbëzor, mekanizmit me gunga.Kriteret e suksesit:1. njeh llojet e transmetuesve;2. dallon llojet e transmetuesve dhe funksionin e tyre.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektori). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITËE PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitNë këtë punë praktike, nxënësit zhvillojnë njohuritë e mësuara falë zbatimit të tyre në praktikë.Hapi IKlasa mund të ndahet në 2 grupe.Grupi 1: Ndërton transmetuesin me dhëmbëzor falë mjeteve që mësuesi/ja ka në klasë.Grupi 2: Ndërton transmetuesit me rripa.Hapi IINë fund të aktivitetit, nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin, dallimin që ka midis dy transmetuesve.Gjithashtu, ata diskutojnë ku mund të përdoren këto transmetues në jetën e përditshme.Hapi IIISecili nga nxënësit shkruan në fletoren e tij/saj, një paragraf të vogël se çfarë mësuan falë kësaj detyre.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

