Page 121 - Demo
P. 121
Teknologji me TIK 7119Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,2,3 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6 VI.6 III.1,2,3,5,6,7, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.2 Kryen aktivitete konkrete praktike sipas planifikimit të parashtruar.9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 5.8 Transmetuesit me friksion (fërkim) dhe transmetuesit me rripFjalët kyçe: transmetues, dhëmbëzor, transmetues me rripa, gunga.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- dallon transmetimin sipas llojit, përmasave dhe pozicionit të rrotave, prej rrotave hyrëse deri tek ato dalëse.Kriteret e suksesit:1. jeh llojet e transmetuesve;2. dallon llojet e transmetuesve me friksion me atë me rripa.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektor). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon llojet e transmetueseve dhe funksionin e tyre. Duke shpjeguar gjithashtu se ku përdoren transmetuesit me rripa dhe friksion.Veprimet në situatë.Hapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ua demonstruar fotot ilustruese të librit dhe duke i njohur me funksionet e këtyre transmetueseve.Hapi II – Rrjeti i diskutimitNxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin, duke kujtuar edhe njohuritë e mësimit të mëparshëm që ngadallojnë transmetuesit me friksion dhe me rripa. Cili është funksioni i fërkimit? Ku përdoren, a kanë parë ata pajisje që përdorin transmetues me rripa? Cilat janë këto pajisje?Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

