Page 123 - Demo
P. 123
Teknologji me TIK 7121Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,2,3 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6 VI.6 III.1,2,3,5,6,7, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.2 Kryen aktivitete konkrete praktike sipas planifikimit të parashtruar.9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Mësimi 5.9 Transmetuesit me rrota të dhëmbëzuara (ingranazhet)Fjalët kyçe: transmetues, dhëmbëzor, transmetues me rripa, gunga.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- krahason llojet e mekanizmave transmetues me dhëmbëza gjatë punës praktike, tek ato dalëse.Kriteret e suksesit:1. njeh llojet e transmetuesve dhëmbëzorë dhe ingranazhet;2. dallon llojet e transmetuesve me dhëmbëzorë dhe ingranazh.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektor). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon llojet e mekanizmave, duke i ilustruar me disa foto sqaruese. Veprimet në situatëHapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritënëpërmjet fotove që mësuesi/ja ka siguruar nga interneti.Hapi II – Rrjeti i diskutimitNxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacion nëse ata kanë dëgjuar më parë përtransmetues të tillë. A janë të rëndësishme njohuritë rreth këtyre transmetuesve? A kanë parë në jetën e tyre transmetues? Nëse po, ku, në cilin sektor?Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, dhe i diskutojnë ato me mësuesen. Nxënësit mund të pyesin edhe prindërit në shtëpi nëse kanë më tepër informacion rreth këtyre transmetuesve.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

