Page 125 - Demo
P. 125
Teknologji me TIK 7123Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,2,3 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6 VI.6 III.1,2,3,5,6,7, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 3.2 Përdor veglat, mjetet dhe materialet adekuate për të punuar produkte, modele të thjeshta, bazuar në skica dhe udhëzime.9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Mësimi 5.10 Sistemi pneumatik dhe hidraulikFjalët kyçe: sistem pneumatik, sistem hidraulik.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- përshkruan përdorimin, funksionimin dhe rëndësinë e pajisjeve hidraulike e pneumatike, si dhe analizon pjesët përbërëse dhe mënyrën e funksionimit të sistemit të thjeshtë.Kriteret e suksesit:1. tregon se ku përdoret sitkemi hidraulik dhe pneumatike ne jetën e përditshme;2.vlerëson përdorimin e sistemit pneumatik dhe atë hidraulik.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektor). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon sistemin hidraulik dhe pneumatik dhe funksionin e tyre. Duke shpjeguar gjithashtu se ku përdoret sistemi pneumatik, si te pompa e dorës në industri te mekanizmat, kurse ai hidraulik zbatohet në inxhinieri përmes fluideve ku mundëson për kryerjen e punëve të rënda.Veprimet në situatëHapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ua demonstruar fotot ilustruese të librit dhe duke i njohur me funksionet e pneumatikes dhe hidraulikës.Hapi II – Rrjeti i diskutimitNxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin, duke kujtuar edhe njohuritë e mësimit të mëparshëm që ngadallojnë sistemi pneumatik me atë hidraulik, jepni shembuj të zbatimit të pajisjeve hidraulike dhe pneumatike në jetën e përditshme.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

