Page 127 - Demo
P. 127
Teknologji me TIK 7125Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,2,3 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6 VI.6 III.1,2,3,5,6,7, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1 Zbaton aktivitete individuale dhe në grup në mjedis shkollor dhe në komunitet.1.2 Kryen aktivitete konkrete praktike sipas planifikimit të parashtruar.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Aktivitet praktikFjalët kyçe: sistem pneumatik, sistem hidraulik.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- • kryen aktivitete praktike duke paraqitur punën e sistemit të thjeshtë hidraulik dhe pneumatik.Kriteret e suksesit:1. tregon se ku përdoret sitkemi hidraulik dhe pneumatike ne jetën e përditshme;2.vlerëson përdorimin e sistemit pneumatik dhe atë hidraulik.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektor). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon disa shembuj te sistemit të thjeshtë hidraulik dhe pneumatik.Hapi I – DiskutimMësuesi/ja Për të analizuar se si funksionon një sistem pneumatik, siguroni tri shiringa (dy duhet të jenë të së njëjtës madhësi, e treta me madhësi të ndryshme). Kur lidhen me secilën anë të një tubi plastik, dy shiringat dhe tubi plastik formojnë një sistem pneumatik: tubi i shiringës do të jetë cilindri dhe pompa do të jetë pistoni. Skema jepet më poshtë.Hapi II – Leximi i mësimitNxënësit analizojnë dhe filloni me dy shiringa me vëllim të barabartë.Futni tubin plastik mbi majën e njërës shiringë me piston poshtë.Tërhiqeni pompën e shiringës tjetër sa më shumë që të jetë e mundur.Tani lidhni skajin tjetër të tubit plastik me majën e kësaj shiringe.Shtyjeni pistonin e shiringës dhe shikoni se çfarë ndodh me shiringën tjetër.Ndiqni të njëjtat hapa si më sipër, por përdorni dy shiringa me vëllim të pabarabartë.Hapi III – Provo vetenNxënësit punojnë në grupe, do të bëhet edhe vlerësimi i punimeve në bazë të kritereve të mësipërme.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

