Page 129 - Demo
P. 129
Teknologji me TIK 7127Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,2,4,6 II.7 III.3,5,7 IV.5 VI.6 III.1,2,3,5,6,7, Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara. 9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 5.11 Burimet e energjisë elektrikeFjalët kyçe: celula, bateri, bateri të paripërtëritshme, bateri të ripërtëritshme.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- përdor burimet më të thjeshta të energjisë elektrike gjatë punës praktike dhe dallon burimet e energjisë elektrike të ripërtëritshme dhe të paripërtëritshme.Kriteret e suksesit:1. tregon për burimet e thjeshta të energjisë elektrike.2. Dallon bateritë e ripërtërishme me atë të paripërtëritshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektor). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndët e fizikës dhe të kimisë, duke dalluar dhe krahasuar vetitë e materialeve përcjellëse dhe izoluese.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja rikujton njohuritë mbi llojet e burime të thjeshta të energjisë elektrik, si: celula, bateritë.Paraprakisht, mësuesi/ja mund t’u kërkojë nxënësve të sjellin në klasë disa bateri të ndryshme të lodrave të orës si dhe të telekomandës.Veprimet në situatëHapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke iu demonstruar në mënyrë konkrete njohuritënëpërmjet projektorit me video dhe foto. Si dhe duke u dhënë informacione se në cilat pajisje përdoren bateritë.Hapi II – Rrjeti i diskutimitNxënësit i këmbejnë bateritë të me njëri-tjetrin dhe diskutojnë cilin prej tyre njohin më shumë.Nxënësit listojnë disa pajisje që keni në shtëpi, të cilat funksionojnë me bateri dhe shikoni sa bateri i duhen secilës për të punuar dhe nga sa volt është secila. Plotëson një tabelë.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

