Page 131 - Demo
P. 131
Teknologji me TIK 7129Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,2,4,6 II.7 III.3,5,7 IV.5 VI.6 Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara. 9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 5.11 Burimet e energjisë elektrikeFjalët kyçe: burime të ripërtëritshme, burime të paripërtëritshme, energjia e gjelbër.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- dallon burimet e energjisë elektrike që ndotin ambientin dhe ato ekologjike nëpërmjet realizimit të aktivitete të ndryshme.Kriteret e suksesit:1. njeh llojet e burimeve të energjisë elektrike dhe tregon mënyrën e burimit të saj.2. dallon burimet e energjisë të paripërtëritshme me atë të ripërtëritshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektor). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënit, BashkëbisedimPër të realizuar këtë orë mësimore, mësuesi/ja u drejtohet nxënësve si më poshtë:Deri tani, ju jeni njohur burimet e energjisë elektrike. A mund të thoni, nga vjen energjia elektrike që përdorni në shtëpi dhe në shkollë? Cila është forma e prodhimit të saj? A ndikon ajo në mjedis?Situata e të nxënit (Veprimet në situatë)Hapi I – Veprimtari: Rrjeti i diskutimitMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë nëpërmjet projektorit ose fotografive ai/ajo ka në klasë.Hapi II – Vëzhgo-Analizo-DiskutoMësuesi/ja jepni shembuj të përdorimit të energjisë së ripërtëritshme në jetën e përditshme.Hapi III – Punë e pavarurMësuesi/ja përgatit flete ku nxënësit i ndajnë cilat nga burimet e energjisë e ndotin ambientin dhe cilat jo.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

