Page 137 - Demo
P. 137


                                    Teknologji me TIK 7135Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,2,4,6 II.7 III.3,5,7 IV.5 VI.6Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara. 9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Çelësat njëpolarë Fjalët kyçe: qark elektrik, burim, shpenzues, përçues, çelës.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- përshkruan elementet e ndërtimit të çelësave njëpolarë dhe alternativë.Kriteret e suksesit:1. tregon se si funksionon çelësat alternativ dhe ku përdoret;2. dallon llojet e çelësave alternativë dhe çelësave njëpolarë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektor). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitMësuesi/ja shpjegon çelësat njëpolarë, si çelësa të zakonshëm të dritës, që përdoren në instalimet elektrike shtëpiake.Veprimet në situatëPasi mësuesi/ja paraqet materialin, nxënësit diskutojnë rreth njohurive që kanë përfituar më parë dhe lidhje me çelësat dhe u shpjegon për çelësat alternativë dhe çelësat njëpolarë Hapi II – Vëzhgo – Analizo – DiskutoMësuesi/ja jep shembuj konkretë për çelësat alternativë se si funksionojnë në praktikë dhe nxënësit vizatojnë dhe përshkruajnë qarqet dhe çelësat në fletore, duke përdorur simbolet skematike të tipave të ndryshëm të çelësave.Hapi III – Provo vetenNxënësit përshkruajnë funksionin e çelësave në pajisjet e mëposhtme shtëpiake. A ka më shumë se një çelës në ndonjë prej këtyre artikujve? Fshesë me korrent, tharëse flokësh, hekur për rrobat, makinë kafeje etj.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141