Page 138 - Demo
P. 138
Libër për mësuesin/en136ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Jeta dhe punadhe shëndetiLënda: TIKShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema: Strukturat, mekanizmat, forcat dhe energjiaRezultati i të nxënit të temës: - përshkruan ndarjen e strukturave me shembuj praktik të ndërtimit;- paraqet me aktivitete forcën e materialeve gjatë përdorimit;- shpjegon rëndësinë e pajisjeve elektrike dhe elektronike që përdoren në jetën e përditshme dhe ndikimin e tyre në shoqëri;- krijon levën, makina të thjeshta nëpërmjet materialeve që gjenden në klasë dhe klasifikon llojet e levave sipas përdorimit dhe funksionit;- përdor burimet më të thjeshta të energjisë elektrike gjatë punës praktike dhe dallon burimet e energjisë elektrike të ripërtërishme dhe të paripërtëritshme.- Përshkruan elementet e ndërtimit të qarkut elektrik të thjeshtë, me çelës etj;- 186- dallon burimet e energjisë elektrike që ndotin ambientin dhe ato ekologjike nëpërmjet realizimit të aktivitete të ndryshme;- shpjegon punën e motorit, shndërrimin e energjisë elektrike në atë mekanike;- bën dallimin në mes të rrymës alternative dhe asaj të vazhduar gjatë realizmit të punës praktike në shkollë;- analizon punën e çelësave gjatë aktivitetit në shkollë;- paraqet llojet e transmetuesve mekanik nëpërmjet grafikëve dhe punës praktike;- dallon transmetimin sipas llojit, përmasave dhe pozicionit të rrotave, prej rrotave hyrëse deri tek ato dalëse;- krahason llojet e mekanizmave transmetues me dhëmbëzorë gjatë punës praktike;- përshkruan përdorimin, funksionimin dhe rëndësinë e pajisjeve hidraulike dhe pneumatike, dhe analizon pjesët përbërëse dhe mënyrën e funksionimit të sistemit të thjeshtë;- kryen aktivitete praktike duke paraqitur punën e sistemit të thjeshtë hidraulik dhe pneumatik.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):I.1,2,3 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6 Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara. 9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 5.15 Rryma alternative dhe rryma e vazhduarFjalët kyçe: rrymë alternative, rrymë e vazhduar.

