Page 139 - Demo
P. 139
Teknologji me TIK 7137Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- bën dallimin mes rrymës alternative dhe asaj të vazhduar gjatë realizmit të punës praktike në shkollë. Kriteret e suksesit:1. njeh llojet nga na vjen energjia elektrike alternative (AC); e vazhduar ose direkt (DC). 2. dallon llojet funksionimit qarqeve elektrike, por do ta dini ndryshimin midis të dyjave dhe për çfarë zbatohen?Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektor). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon llojet e mekanizmave, duke i ilustruar me disa fotofrafi sqaruese. Veprimet në situatëHapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritënëpërmjet fotove që mësuesi/ja ka siguruar nga interneti.Hapi II – Rrjeti i diskutimitNxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacion nëse ata kanë dëgjuar më parë përrrymën e vazhduar dhe alternative. Çfarë kuptoni me rrymë alternative? 2. Cilat janë mënyrat e gjenerimit të rrymës së vazhduar? Jepni shembuj të përdorimit të saj.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesen. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

