Page 141 - Demo
P. 141


                                    Teknologji me TIK 7139Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.1,2,3 II.4,7 III.7,3,5 IV.2 VI.5,6Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 4.1 Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara. 9.1 Adreson sfidat e tashmes dhe të ardhmes në mënyrë konstruktive dhe kreative për të krijuar një shoqëri më të qëndrueshme. ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 5.16 Motori elektrikFjalët kyçe: transmetues, dhëmbëzor, transmetues me rripa, gunga.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimore:Nxënësi/ja:- shpjegon punën e motorit, shndërrimin e energjisë elektrike në mekanike.Kriteret e suksesit:1. tregon punën e motorit dhe përdorimin e tyre. 2. dallon llojet e motorëve elektrikë për nga funksioni.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (video-projektor). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Nxënësi/ja mund ta lidhë me lëndën e fizikës për të përforcuar njohuritë e fituara, si dhe zhvillon kuptimin mbi përdorimin e objekteve dhe pajisjeve të ndryshme në fusha të jetës.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon llojet e motorëve elektrikë. Më pas, mësuesi/ja shpjegon mënyrën se si punon motori elektrik . Gjithashtu, tregon se në cilat pajisje teknologjike përdoret motori elektrik.Veprimet në situatëHapi I – DiskutimMësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit. Si dhe u shpjegon nxënësve si klasifikohen motorët elektrikë dhe si funksionojnë motorët elektrikë.Hapi II – Rrjeti i diskutimitNxënësit i këmbejnë materialet me njëri-tjetrin dhe diskutojnë cilin prej tyre njohin më shumë. Përse shërbejnë motorët elektrikë? Listojnë disa pajisje që keni në shtëpi, çfarë kanë në përbërjen e tyre motorët elektrikë.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145