Page 143 - Demo
P. 143
Teknologji me TIK 7141Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi. Nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin me të tjerët gjatë arsyetimit të zgjidhjes së problemeve apo të pyetjeve që u drejtohenPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja u tregon nxënësve në kompjuter ose mund të ketë printuar disa foto të ikonave të programeve të Microsoft-it. Nxënësit i emërtojnë ato.Më pas, mësuesi/ja u bën pyetjen: Cili program shërben për të shkruar? Hapi I – DiskutimMësuesi/ja u tregon nxënësve fotografi të pajisjeve të shkrimit ikonave të programeve për tekst . Nxënësit i emërtojnë ato. Më pas u drejton pyetjet:Çfarë është programi Microsoft Word? Si mund të punojmë me të?Hapi II – Rrjeti i diskutimitNëse mësuesi/ja ju kërkon të shkruani një ese të shkurtër për një temë të caktuar, cilën mënyrë do të zgjidhnit për shkrimin e saj:1. me letër dhe laps;2. me makinë shkrimi;3. me kompjuter.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

