Page 145 - Demo
P. 145
Teknologji me TIK 7143Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: gjuhët dhe komunikimi. Nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin me të tjerët gjatë arsyetimit të zgjidhjes së problemeve apo të pyetjeve që u drejtohen.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënit:Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja u tregon nxënësve në kompjuter ose mund të ketë printuar disa fotografi të ikonave të programeve të Microsoft-it. Nxënësit i emërtojnë ato.Më pas, mësuesi/ja u bën pyetjen: Cili program shërben për të shkruar? Veprimet në situatë:Hapi IMësuesi/ja u tregon nxënësve fotografi të ikonave të programeve të Microsoft-it. Nxënësit i emërtojnë ato. Më pas u drejton pyetjet: Çfarë është programi Microsoft Word?Si mund të punojmë me të?Hapi II: Veprimtari e drejtuar/veprimtari praktikeLexohet materiali i dhënë në tekst. Ndalemi tek ikona e programit Microsoft Word, përdorimi dhe hapja e tij. Kalohet në veprimtarinë praktike të hapjes së programit. Pasi nxënësit kanë hapur programin, tregojnë se çfarë shohin në monitor.Emërtohen pjesët kryesore të dokumentit.Lexohen informacionet e dhëna për: dokumentin, menynë e komandave, kursorin dhe ashensorin.Kalohet në veprimtarinë praktike – dallimi i pjesëve të Word-it në kompjuter.Hapi III: Punë e pavarurNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

