Page 147 - Demo
P. 147
Teknologji me TIK 7145Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi. Nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin me të tjerët gjatë arsyetimit të zgjidhjes së problemeve apo të pyetjeve që u drejtohen.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënit:Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja u rikujton nxënësve në kompjuter si mund të hapim programin e Word-it. Më pas, nxënësit mësojnë në mënyrë praktike si të krijojnë dhe ruajnë një dokument në Word. Veprimet në situatë:Hapi I:Mësuesi/ja i orienton nxënësit: Hapni programin Word dhe klikoni menynë File. Lexoni komandat që shfaqen në dritare dhe jepni mendimin tuaj se për çfarë shërbejnë.Hapi II: Veprimtari e drejtuar/veprimtari praktikeMësuesi/ja u tregon nxënësve në mënyrë praktike duke e demonstruar në kompjuter hapat që duhet të ndjekin për të hapur një dokument në Word.1. Klikojmë File.2. Zgjedhim komandën New.3. Klikojmë Blank dokument.Më pas, nxënësit njihen me hapat që duhet të ndjekin për ta ruajtur dokumentin që krijuan. Përdorimi i komandave Save dhe Save as.Hapi III: Punë e pavarurNxënësit punojnë rubrikën: Provo veten!VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

