Page 149 - Demo
P. 149
Teknologji me TIK 7147Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audio vizuale (video projektori), programi Microsoft Word, tabelë elektronike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi. Nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin me të tjerët gjatë arsyetimit të zgjidhjes së problemeve apo të pyetjeve që u drejtohenPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja duhet të ketë përgatitur më parë një tekst të shkruar në MS Word. Materiali përdoret për demonstrim ndaj nxënësveVeprimet në situatë: Hapi I – DiskutimMësuesi/ja paraqet materialin, nxënësi/ja diskuton rreth mënyrave të ndryshme që ka për të zëvendësuar fjalët me sinonimet përkatëse ose me simbole të veçanta (w me ë – rasti më i përdorshëm).Hapi II: Veprimtari e drejtuar/veprimtari praktikeLexohet materiali në libër dhe më pas diskutohen rastet ku mund të përdorim më shpesh komandat Copy, Paste apo Select.Hapi III – Provo vetenNxënësi/ja plotëson ushtrimet e dhëna në libër dhe punon në kompjuter mbi preferencat që ka për filmat dhe këngët, duke punuar me komandat Select, Copy dhe Paste.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

