Page 151 - Demo
P. 151


                                    Teknologji me TIK 7149Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audio vizuale (video-projektori), programi Microsoft Word, tabelë elektronike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi. Nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin me të tjerët gjatë arsyetimit të zgjidhjes së problemeve apo të pyetjeve që u drejtohen.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja ka përgatitur një tekst në gjuhën angleze dhe atë shqipe, të formatuar me stile të ndryshme, me hapësira ndërmjet rreshtave dhe paragrafëve, por me gabime. Hapi I – DiskutimPasi mësuesi/ja e paraqet materialin, nxënësit/et duhet të diskutojnë rreth mënyrës së formatimit të një tekst. Hapi II – Rrjeti i diskutimitLexohet materiali në libër dhe më pas diskutohet rëndësia e formatimit të një teksti në.Përdorimin e komandaveParagraph, Zgjedhja e llojit të shkrimit, Komandat B I U, butonin Font Color, Opsioni Highlight, dritarja Font Paragraph, Align Text Left, Align Text Right etj.Këto komanda, mësuesi/ja ua demonstron nxënësve praktikisht në kompjuter.Hapi III – Provo vetenNxënësi/ja plotëson ushtrimet e dhëna në libër ku nxënësi do të punojë në kompjuter për të kryer në mënyrë praktike përdorimin e komandave për formatimin e paragrafit.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155