Page 153 - Demo
P. 153
Teknologji me TIK 7151Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audio vizuale (video-projektori), programi Microsoft Word, tabelë elektronike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi. Nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin me të tjerët gjatë arsyetimit të zgjidhjes së problemeve apo të pyetjeve që u drejtohenPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënit:Për të realizuar këtë temë, mësuesi/ja përgatit në programin MS Word, orarin e klasës, të cilin ua paraqet nxënësve.Hapi I: Rrjeti i diskutimitPasi mësuesi/ja paraqet materialin, nxënësi/ja diskuton dhe jep mendimin e tij se si mund të bëhet sa më shpejt dhe më bukur orari i klasës.Hapi II: Vëzhgo – Analizo – DiskutoLexohet materiali në libër dhe më pas nxënësi/ja shpreh idetë e tij, duke e krijuar vetë orarin e klasës.Hapi III: Punë në dyshe – Praktikë e pavarurNxënësi/ja plotëson ushtrimet e dhëna në libër. Më pas, klasa ndahet në dy grupe, ku grupi i krijon orarin e klasës, me formatimin e tekstit dhe të tabelës sipas dëshirës, kurse grupi II ndërton një tabelë ku pasqyron ditët e festave për gjithë vitin.Secilës ditë feste i vendoset një ngjyrë e veçantë.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

