Page 155 - Demo
P. 155
Teknologji me TIK 7153Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audio vizuale (video-projektori), programi Microsoft Word, tabelë elektronike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Gjuhët dhe komunikimi. Nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin me të tjerët gjatë arsyetimit të zgjidhjes së problemeve apo të pyetjeve që u drejtohen.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja përgatit në programin MS Word, tipat e grafikëve të ndryshëm.Hapi I – DiskutimPasi mësuesi/ja e paraqet materialin, nxënësve figurat tregohet një grafik me kolona. Grafikët me kolona (column) përdorin shirita vertikalë për të paraqitur të dhënat. Ata mund të përdoren për të paraqitur lloje të ndryshme të dhënash, por më shpesh përdoren për të krahasuar informacione. Hapi II – Rrjeti i diskutimitNxënësit arrijnë të kuptojnë se si krijohen llojet e grafikes për statistika te ndryshime. Dini lloje të tjera grafikësh? Për çfarë shërbejnë ata në programin e Word-it.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en. Krijoni një tabelë me të dhënat: emrat e nxënësve (10 nxënës) dhe numrin e librave artistikë që ka lexuar secili gjatë këtij viti. Me të dhënat, krijoni grafikun. Provoni disa lloje grafikësh. Cili nga grafikët ju duket më i përshtatshëm?VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

