Page 161 - Demo
P. 161


                                    Teknologji me TIK 7159Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Teksti shkollor, kompjuteri, mjete audio vizuale (video projektori), materiale plotësuese, postera, internet, tabelë elektronike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhët dhe komunikimi, Qytetari. Nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin me të tjerët gjatë arsyetimit të zgjidhjes së problemeve apo të pyetjeve që u drejtohen.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja hedh për diskutim si më poshtë… Të gjithëve na pëlqen të lundrojmë në Internet dhe t’i përdorim shërbimet që na ofron. Por, çfarë fshihet pas këtyre shërbimeve dhe si realizohen ato?Nxënësit japin përgjigje duke përdorur njohuritë që kanë . Rikujtojmë WWW (Word Wide Web)një sistem faqesh të ndërlidhura, të cilat përmbajnë shumëllojshmëri informacioneshdhe mund të kapen nëpërmjet Internetit. Shpjegohen fjalët përkatëse të termit HTML(Hyper Text Markup Language). HyperlinksMësuesi/ja tregon edhe se çfarë përmbajnë faqet web (të cilat mund të shihen vetëmnëpërmjet browser-ave): tekst, linke, që lidhin një faqe me një apo me shumë të tjera.Po kështu, u tregon nxënësve edhe për dy përbërësit kryesorë të Web-it:1. Web Client-i;2. Web Server-i.Shpjegohet mënyra e funksionimit të Web-it.Hapi I – DiskutimNëpërmjet lidhjes së kompjuterit me Internet mund të demonstrojmë edhe duke iu referuar fotos së paraqitur në libër.Hapi II – Rrjeti i diskutimitLihet një kohë e veçantë, ku nxënësit në grupe mund të ushtrohen për mënyrën e funksionimit të Webit.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en. Lidhur se si është zhvilluar interneti?VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten”, në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165