Page 163 - Demo
P. 163


                                    Teknologji me TIK 7161Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Teksti shkollor, kompjuteri, mjete audio vizuale (video-projektori), materiale plotësuese, postera, internet, tabelë elektronike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Gjuhët dhe komunikimi, Qytetari. Nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin me të tjerët gjatë arsyetimit të zgjidhjes së problemeve apo të pyetjeve që u drejtohen.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja hedh për diskutim si më poshtë:Shpeshherë na duhet që të kërkojmë informacione në Internet në lidhje me detyra të ndryshme që na kërkohen. A përputhen informacionet që marrim në Internet me informacionet e marra nga prindërit, nga libra të ndryshëm apo nga shokët/shoqet?Hapi I – DiskutimNxënësit japin përgjigje duke u bazuar në njohuritë e marra. Lexohet pjesa e tekstit (lexim i drejtuar) që na e jep informacionin më të detajuar, duke bërë krahasimet me atë çfarë dimëDhe si veprojmë në jetën e përditshme. Më poshtë renditen disa adresa institucionesh, informacionet nga të cilat janë të besueshme për personat e interesuar rreth tyre.- .ac.uk universitet - në Britaninë e Madhe. harvard.edu - universiteti i Harvardit nëAmerikë. mash.gov.al - Ministria e Arsimit dhe e Shkencave e Shqipërisë.savethechildren.org.uk - Organizata “Mbroni fëmijët”, në Britaninë e Madhe.Hapi II – Rrjeti i diskutimitSa të sigurt jemi kur lundrojmë në internet?Bashkëbisedim, flasim për rregullat që duhet të kemi parasysh për të lundruar në internet.1. Nëse website-t rekomandohen nga mësuesit, punonjësit e bibliotekave, autorët e librave dhe të arti,kujve shkencorë.2. Duhet të jemi të kujdesshëm gjatë identifikimit të autorit të website-it.3. Për të verifikuar saktësinë e informacionit, shohim nëse website-i jep referenca (detajembi burimet nga të cilat janë marrë të dhënat apo informacioni i paraqitur aty).4. Kontrollojmë nëse ka ndonjë provë të dukshme për shpeshtësinë e përditësimit të website-it.5. Duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo website, përveç karakterit informues bart në vetvete mesazhe nga më të ndryshmet, shumë prej të cilave mund të jenë të papërshtatshme për moshën ose botëkuptimin tonë.Hapi III – Provo vetenKategorizimi i problemit Për më tepër, punohet me nxënësit nga ana e përvetësimit teorik nëpërmjet rubrikës: Provo veten!VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167