Page 165 - Demo
P. 165
Teknologji me TIK 7163Kriteret e suksesit:- identifikon situatat në të cilat kompjuteri mund të infektohet me virus;- mbron kompjuterin nga viruset;- përditëson programet kundër viruseve.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Teksti shkollor, kompjuteri, mjete audio vizuale (video-projektori), materiale plotësuese, postare, internet, tabelë elektronike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Gjuhët dhe komunikimi, Qytetari. Nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin me të tjerët gjatë arsyetimit të zgjidhjes së problemeve apo të pyetjeve që u drejtohen.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja hedh për diskutim si më poshtë.Cilat janë mënyrat më të njohura të përhapjes së viruseve?A ju ka ndodhur të keni pasur nëkompjuterin tuaj virus? Cilat janë dëmet që shkaktojnë viruset?Hapi I – Diskutim Diskutohet situata e dhënë në libër.-Nxënësit japin përgjigje duke përdorur njohuritë që kanë marrë. Diskutohet rreth problemeve që ndodhin në sistemin hardware apo në sistemin software.Hapi II – Rrjeti i diskutimitMësuesi/ja shpjegon materialin në libër dhe më pas diskutohet rreth problemeve që mund tëndodhin gjatë infektimit të kompjuterit nga viruset. Nxënësi do të komentojnë mënyrate shfaqjes së viruseve, si dhe mënyrat e instalimit dhe çinstalimit të antiviruseve.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en. VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten!”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

