Page 169 - Demo
P. 169
Teknologji me TIK 7167Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Teksti shkollor, kompjuteri, mjete audio vizuale (video-projektori), materiale plotësuese, postera, internet, tabelë elektronike.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Gjuhët dhe komunikimi, Qytetari. Nxënësi/ja zhvillon fjalorin dhe komunikimin me të tjerët gjatë arsyetimit të zgjidhjes së problemeve apo të pyetjeve që u drejtohenPËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja do të zbatoni njohuritë që keni marrë deri tani, duke krijuar një fletëpalosje me një nga temat e mëposhtme:Hapi I – DiskutimMësuesi/ja shpjegon temat nga projektori 1. Të rejat e fundit në teknologji.2. Roli i njeriut në ruajtjen e mjedisit.3. Llojet e materialeve që përdoren në ndërtim.Hapi II – Rrjeti i diskutimitNxënësit të ndahen në tri grupe, ku secili grup, të zgjedhë një nga temat. Për t’ju ndihmuar në këtë mësim, është dhënë një shembull fletëpalosjeje për temën e parë.Hapi III – Provo vetenNxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër dhe i diskutojnë ato me mësuesin/en.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar, kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURNxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten”, në tekstin e nxënësitREFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

