Page 170 - Demo
P. 170
Libër për mësuesin/en168KAPITULLI 7ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare:Jeta dhe puna dhe dhe shëndetiLënda: Teknologji me TIKShkalla e kurrikulës: IIIKlasa: VIITema: Këshillimi dhe orientim në karrierë Rezultati i të nxënit të temës: Identifikon burime të ndryshme të informimit e të orientimit për arsim, aftësim profesional dhe punësim (në medie, internet etj.). Përdor informacione nga burime elektronike për të qartësuar njohuritë në kontekste të caktuara. Tregon llojet e profesioneve nëpërmjet informimit dhe orientimit të karrierës duke njohur vetveten, aftësitë dhe shkathtësitë që ai/ajo zotëron. Përshkruan planifikimin për t’u rritur gjithnjë në karrierë.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 1.2; II. 2.1; IV.4.1; VII. 7.1; VIII. 8.1.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): RNF:• Informohet nga burime, forma e mënyra të ndryshme për rolin edukimit me kohë për karrierën e tij të ardhshme.• Paraqet ambiciet e tij për një profesion të caktuar.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: 7.1 Edukimi dhe karriera Fjalët kyçe: karriera, profesioni, informim, e ardhmja.Rezultati/et e të nxënit për orën mësimoreNxënësi/ja: Identifikon hapat e duhur për një karrierë të suksesshmeKriteret e suksesit:1. Ka njohuri të përgjithshme të profesioneve. 2. Kupton fjalën karrierë.3. Tregon hapat e duhur për të arritur një karrierë të suksesshme.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: teksti shkollor, kompjuteri, mjete audiovizuale (videoprojektori). Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Lidhet me gjuhët dhe shkathtësitë e komunikimit, shkathtësitë për jetë, barazinë gjinore dhe tolerancën, njohjen e medias, komunikimi ndërkurrikular përmes Tik-ut.Nxënësi/ja zhvillon kuptimin e termave gjuhësor.

