Page 171 - Demo
P. 171
Teknologji me TIK 7169PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon llojet e profesioneve, duke i ilustruar me disa foto sqaruese. Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke ia demonstruar në mënyrë konkrete njohuritë, nëpërmjet fotove që mësuesi/ja ka siguruar nga interneti. Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacion, nëse ata kanë dëgjuar më parë për profesionet që janë më të dukshme dhe më të kërkuara me kohën dhe tregun e punës.A janë të rëndësishme njohuritë rreth këtyre profesioneve me atë çka duan të vazhdojnë në të ardhmen si profesione?A është i rëndësishëm orientimi? Nëse po, ku dhe më kë duhet të këshillohemi?Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, dhe i diskutojnë ato me mësuesen. Nxënësit mund të pyesin edhe prindërit në shtëpi, nëse kanë më tepër informacion rreth këtyre profesioneve.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten” në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

