Page 173 - Demo
P. 173


                                    Teknologji me TIK 7171PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESituata e të nxënitPër të realizuar këtë temë, mësuesi/ja shpjegon ambicien për një profesion të caktuar, duke dhënë shembuj të profesioneve të ndryshme të prindërve të tyre.Rruga për të ndjekur që të kemi një profesion të caktuar është rruga që duhet ndjekur nëpërmjet karrierës.Veprimet në situatë Hapi I – Diskutim Mësuesi/ja diskuton mësimin me nxënësit, duke biseduar rreth bisedave të ndryshme që kanë diskutuar me prindërit dhe të afërmit e tyre.Hapi II – Rrjeti i diskutimit Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe këmbejnë informacion nëse ata kanë dëgjuar më parë për profesionet që janë më të dukshme dhe më të kërkuara me kohën dhe tregun e punës.Paraqes disa foto dhe nxënësit emërtojnë llojin e profesionit.Në figura janë paraqitur disa profesione. Emërtoji ato profesione punës së tyre të përditshme dhe të ushtrosh secilin prej profesioneve përkatëse, a duhet të kemi ambicie dhe dëshirë për ta ushtruar atë? ______________________________________________________________________________A janë të rëndësishme që secili prej nesh të kuptojë aftësitë dhe kompetencat? Ne mund të informohemi duke marrë informacione nga interneti, zyrat e punësimit apo dhe nga ato të këshillit të karrierës.Ju paraqes profesionet më të kërkuara të vitit 2023.Mësuesi/ja tregon hapat për planifikimin e karrierës me zgjedhjet e studimeve që do të ndjekin.Hapi III – Provo veten Nxënësit zgjidhin ushtrimet e dhëna në libër, dhe i diskutojnë ato me mësuesen. Nxënësit mund të pyesin edhe prindërit në shtëpi, nëse kanë më tepër informacion rreth këtyre profesioneve.VLERËSIMI I NXËNËSVESituata quhet e realizuar kur nxënësit mund t’u përgjigjen pyetjeve konkrete të vendosura në fund të mësimit.DETYRAT DHE PUNA E PAVARURPunë e pavarur: Nxënësit realizojnë në shtëpi detyrën e dhënë në rubrikën “Provo veten” ushtrimi 4 në tekstin e nxënësit.REFLEKTIMI PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177